Ruhani: Armiqtë po tentojnë të bëjnë luftë psikologjike dhe ekonomike kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80646-ruhani_armiqtë_po_tentojnë_të_bëjnë_luftë_psikologjike_dhe_ekonomike_kundër_iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar: "Armiqtë e Revolucionit Islamik, në të njëjtën kohë, organizuan luftë psikologjike dhe ekonomike kundër sistemit dhe popullit iranian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 28, 2018 16:31 Europe/Tirane
  • Ruhani: Armiqtë po tentojnë të bëjnë luftë psikologjike dhe ekonomike kundër Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar: "Armiqtë e Revolucionit Islamik, në të njëjtën kohë, organizuan luftë psikologjike dhe ekonomike kundër sistemit dhe popullit iranian.

Presidenti iranian Hasan Ruhani të martën në një takim të Këshillit Suprem të Revolucionit Kulturor, duke vënë në dukje sanksionet mizore amerikane kundër popullit iranian, ka thënë: "Republika Islamike e Iranit, duke rritur ndërgjegjësimin, shpresën dhe pjesëmarrjen e popullit, do të kalojë këtë situatë shumë më shpejtë se që është menduar".  Kreu i Këshillit Suprem të Revolucionit Kulturor Iranian, duke kujtuar kulturën fetare të popullit iranian, theksoi: "Populli iranian do të jetë imun ndaj pushtimit të kulturave të tjera, duke përfshirë kulturën perëndimore". Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke përgëzuar edhe javën e qeverisë, ka shtuar: "Qeveria nuk ka alternativë tjetër përveçse t'u shërbejë njerëzve dhe në këtë moment po përpiqet të kryejë detyrat e saj revolucionare dhe kombëtare në të njëjtën mënyrë si dëshmorët Raxhai dhe Bahonar". Mohamed ALi Raxhai, president dhe Mohamed Xhevad Bahonar, kryeministër të Iranit, në vitin 1981 u martirizuan nga nje sulm i grupit terrorist Monafekin. Për nder të tyre, 24-30 gushti quhet Java e Qeverisë.