Ministri i jashtëm i Iranit udhëton në Pakistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80685-ministri_i_jashtëm_i_iranit_udhëton_në_pakistan
Ministri i jashtëm iranian z. Mohamed Xhevad Zarif bashkë me një delegacion të lart iranian të enjten në mbrëmje mbërriti në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit, për një vizitë dy-ditore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 30, 2018 14:26 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Iranit udhëton në Pakistan

Ministri i jashtëm iranian z. Mohamed Xhevad Zarif bashkë me një delegacion të lart iranian të enjten në mbrëmje mbërriti në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit, për një vizitë dy-ditore.

Mohamed Xhevad Zarif u mirëprit nga ambasadori i RII në Pakistan z. Mehdi Artredat, dhe një grup i zyrtarëve të ambasadës dhe një zyrtari të Ministrisë së jashtme të Pakistanit në kohën kur mbërriti në bazën ajrore Noukhan në Islamabad. Udhëtimi i Zarif në Pakistan është udhëtimi i parë nga një zyrtar i lartë diplomatik i RII në Pakistan nën udhëheqjen e re të Imran Khan. Kryeministri pakistanez Imran Khan ka thënë se Islamabadi dëshiron të zgjerojë lidhjet me fqinjët e tij, veçanërisht me Republikën Islamike të Iranit.