Takimi i ministrit të jashtëm të Iranit me kryeministrin e Pakistanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80708-takimi_i_ministrit_të_jashtëm_të_iranit_me_kryeministrin_e_pakistanit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua me kryeministrin e ri të Pakistanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 31, 2018 16:31 Europe/Tirane
  • Takimi i ministrit të jashtëm të Iranit me kryeministrin e Pakistanit

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua me kryeministrin e ri të Pakistanit.

Mohamed Xhevad Zarif dhe Imran Khan të premten në këtë takim i cili u mbajt në Islamabad, kanë folur mbi rëndësinë dhe nevojën e zhvillimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve midis Iranit dhe Pakistanit në fusha të ndryshme si ato kufitare, tregtare, ekonomike, nevojës për bashkëpunim të ngushtë midis vendeve islamike dhe çështjet në lidhje me botën islame dhe rajonale.  Ministri i jashtëm i Iranit dhe kryeministri pakistanez diskutuan gjithashtu nevojën e zgjerimit të përpjekjeve për të vendosur paqen dhe stabilitetin në të gjitha vendet e rajonit dhe për të luftuar seriozisht terrorizmin dhe ekstremizmin. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mbërriti në Islamabad të enjten mbrëma për t'u takuar me zyrtarët e qeverisë pakistaneze për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve.