Irani merr 62 medalje në lojërat aziatike Indonezi-2018
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80737-irani_merr_62_medalje_në_lojërat_aziatike_indonezi_2018
Ekipi i sportistëve që ka përfaqësuar Iranin në lojërat aziatike Indonezi-2018 ka arritur të marrë 62 medalje dhe të zërë vendin e 6 -të në renditjen totale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 02, 2018 03:17 Europe/Tirane
  • Irani merr 62 medalje në lojërat aziatike Indonezi-2018

Ekipi i sportistëve që ka përfaqësuar Iranin në lojërat aziatike Indonezi-2018 ka arritur të marrë 62 medalje dhe të zërë vendin e 6 -të në renditjen totale.

Sot në Xhakarta të Indonezisë do të mbahet ceremonia përfundimtare e lojërave aziatike Indonezi-2018. Për ekipin iranian përfaqësimi në këto lojëra ka përfunduar dje ku sportistët iranianë arritën të marrin 1 medalje ari, 1 argjendi dhe 2 bronzi. Skuadra iraniane e Water Polo arriti një rezultat të jashtëzakonshëm dhe historik dhe duke mundur Kinën mori medalje bronzi. Ndërsa skuadra e basketbollit pasi mundi rivalin e vet nga Kina mori medalje argjendi. Ekipi iranian i volejbollit fitoi kundrejt Koresë së Jugut dhe pa humbur as edhe një set mori medaljen e artë. Në përfundim të lojërave Irani ka marrë 20 medalje ari, 20 argjendi dhe 22 bronzi. Në këto lojëra ekipi iranian është përbërë nga 280 sportistë meshkuj dhe 98 sportistë femra në 42 degë sportive. Në lojërat aziatike Indonezia-2018 kanë marrë pjesë gjithsej 11 mijë sportistë nga 45 vende aziatike. Dje, Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit u ka dërguar një mesazh urimi ekipit të sportistëve që përfaqësuan Iranin në lojërat aziatike Indonezi-2018.