Ruhani: Armiqtë nuk mund t'a ndalojnë popullin iranian në rrugën e progresit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: "Armiqtë nuk mund t'a ndalojnë popullin iranian në rrugën e progresit.
Hasan Ruhani të martën deklaroi se janë duke u punuar një seri projektesh të mëdha petrokimike në Aseluje, jug të Iranit dhe ka shtuar se industria e naftës është duke bërë një hap të madh përpara në drejtim të rritjes së dinjitetit të Iranit. Ruhani ka deklaruar: Shfrytëzimi i tre njësive të mëdha petrokimike në një ditë të vetme dëshmon se ne do të kalojmë problemet dhe armiqtë nuk do të jenë në gjendje të ndalojnë popullin iranian në rrugën e përparimit. Ruhani ka shtuar: Armiqtë mundohen të krijojnë probleme për popullin, por nuk do të arrijnë të dominojnë Iranin dhe iranianët dhe RII nuk do të kthehet në epokën para Revolucionit islamik. Presidenti iranian mori pjesë në ceremoninë inauguruese të disa projekteve të mëdha petrokimike, si një hap drejt krijimit të vendeve të punës për të rinjtë.