Erdogan arrin në Iran për të marrë pjesë në samitin e Teheranit
Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Republikës së Turqisë, ka arritur sot në Teheran për të marrë pjesë në samitin trepalësh të Teheranit që zhvillohet mes presidentëve të Iranit, Turqisë dhe Rusisë në lidhje me krizën në Siri.
Samiti trepalësh i Teheranit zhvillohet sot pasdite mes Hasan Ruhani, Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putin, presidentëve të Republikës Islamike të Iranit, Turqisë dhe Rusisë. Ky samit gjithashtu zhvillohet në prag të nisjes së operacioneve të ushtrisë së Sirisë për çlirimin e provincës Idlib nga pushtimi i terroristëve. Provinca Idlib është një prej katër rajoneve të caktuara për reduktimin e tensioneve në Siri dhe aktualisht ndodhet jashtë kontrollit dhe qeverisjes së Damaskut. Në prag të këtij takimi, ditën e kaluar janë takuar përfaqësuesit e lartë të tre vendeve Iranit, Rusisë dhe Turqisë dhe kanë përgatitur dokumentin i cili do të miratohet në këtë samit.