Presidenti iranian pret në takim presidentin e Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80886-presidenti_iranian_pret_në_takim_presidentin_e_turqisë
Presidentët e Republikës Islamike të Iranit dhe Turqisë kanë zhvilluar një takim gjatë punimeve të samitit trepalësh të vendeve garantuese të negociatave të Astanasë për paqe në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 07, 2018 10:44 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian pret në takim presidentin e Turqisë

Presidentët e Republikës Islamike të Iranit dhe Turqisë kanë zhvilluar një takim gjatë punimeve të samitit trepalësh të vendeve garantuese të negociatave të Astanasë për paqe në Siri.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se pas pritjes solemne që organizoi Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, për Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë, të dy presidentët kanë zhvilluar një takim ku kanë biseduar për çështje rajonale, ndërkombëtare dhe bilaterale mes të dy vendeve. Samiti trepalësh i Teheranit zhvillohet sot pasdite në Teheran mes Hasan Ruhani, Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putin, presidentëve të Republikës Islamike të Iranit, Turqisë dhe Rusisë. Ky samit gjithashtu zhvillohet në prag të nisjes së operacioneve të ushtrisë së Sirisë për çlirimin e provincës Idlib nga pushtimi i terroristëve. Ndihma nda qeverisë legjitime të Sirisë për spastrimin e rajoneve të cilat akoma ndodhen nën pushtimin e terroristëve dhe mbyllja e dosjes së terrorizmit, forcimi i procesit politik për zgjidhjen e krizës në Siri, kthimi i mbi 6 milionë civilëve sirianë që janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, si dhe marrja e mbështetjes ndërkombëtare për rindërtimin e infrastrukturës së ekonomisë në Siri, janë prej temave të rëndësishme të samitit të Teheranit. Në samitin e presidentëve të Iranit, Turqisë dhe Rusisë në Teheran do të diskutohen edhe çështje të tjera si gjendja e të zhdukurve, shkëmbimi i robërve të luftës dhe zgjidhja e situatës së ë trupave të personave të vrarë në luftimeve, shqyrtimi i zhvillimeve në përgjithësi përkatëse me krizën në Siri, perspektiva e bashkëpunimeve trepalëshe dhe vazhdimi i negociatave mes të tre vendeve për t’u përballur me terrorizmin deri në fund të krizës në Siri, situata e terroristëve të mbetur dhe kthimi i Idlibit nën sovranitetin dhe qeverisjen e qeverisë qendrore të Sirisë.