Presidentët e Iranit dhe Rusisë takohen në Teheran
Presidentët e Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë kanë zhvilluar një takim gjatë punimeve të samitit të tretë trepalësh të vendeve garantuese të procesit të paqes së Astanasë për krizën në Siri.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se pas pritjes solemne që organizoi Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, për Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, të dy presidentët kanë zhvilluar një takim ku kanë biseduar për çështje rajonale, ndërkombëtare dhe bilaterale mes të dy vendeve. Takimi Ruhani-Putin u zhvillua gjatë punimeve të samitit të tretë trepalësh të Teheranit mes presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë dhe të dy palët kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, krizën në Siri, zhvillimet ndërkombëtare dhe marrëveshjen bërthamore.