Ekzekutimi i tre terroristëve në perëndim të Iranit
Janë ekzekutuar tre persona të cilët kishin kryer akte terroriste në perëndim të Iranit.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ekzekutimi i tre personave anti-revolucionarë u bë pas përfundimit të të gjitha procedurave gjyqësore dhe në prani të avokatëve të të akuzuarve, për shkak të anëtarësimit të grupe terroriste, përleshjeve dhe pjesëmarrjes në akte terroriste të cilët kanë shkaktuar martirizimin e disa qytetarëve iranianë dhe Gjykata supreme e Iranit ka arritur të provojë të gjitha provat që janë ofruar nga prokuroria e RII. Ekzekutimi i këtyre terroristëve u bë sot në mëngjes dhe ata përmes kryerjes së akteve terroriste kishin martirizuar 4 qytetarë , në mesin e të cilëve bënte edhe pjese djali i imamit të namazit të xhumasë në Marivan (perëndim të Iranit).