Raundi i tretë i bisedimeve Iran-Evropë mbi Jemenin
(last modified Thu, 13 Sep 2018 07:54:25 GMT )
Shtator 13, 2018 09:54 Europe/Tirane
  • Raundi i tretë i bisedimeve Iran-Evropë mbi Jemenin

Raundi i tretë i bisedimeve të përfaqësuesve të Iranit dhe disa vendeve evropiane si Gjermania, Italia, Britania dhe Franca kushtuar Jemenit, është mbajtur në Bruksel. 

Husein Xhaberi Ansari, asistenti special i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike, ditën e mërkurë ka shkuar në Bruksel për të marrë pjesë në raundin e tretë të bisedimeve Iran-Evropë kushtuar Jemenit. Gjatë kësaj vizite delegacioni iranian është takuar me përfaqësuesin e BE dhe me drejtuesit e zyrave të përgjithshme politike në ministritë e jashtme të Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe Italisë. Në këto takime është analizuar kriza në Jemen dhe rrugët e daljes nga kjo krizë si dhe kontrollimin e një krize humanitare në këtë vend. Pas përfundimit të raundit të tretë të bisedimeve Iran-Evropë, asistenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Xhaberi Ansari, ka theksuar se pala evropiane ka kërkuar rezultatin e takimit të fundit të krerëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Teheran kushtuar çështjes siriane. Përpara takimit, asistenti Ansari është takuar me Helga Schmid zv/shefe e politikës së jashtme të BE me të cilën diskutoi mbi zhvillimet rajonale sidomos situatën në Siri dhe Jemen dhe përpjekjet për tu dhënë fund krizave në këto vend.

Tags