Ekipi iranian i volejbollit mposht ekipin e vendit organizator
Në ndeshjen e zhvilluar dje për kampionatin botëror në Bullgari, ekipi kombëtar i Iranit ka mposhtur ekipin vendas.
Pasi fitoi me rezultatin 3 me 0 kundrejt ekipit kombëtar të Porto Rikos, ekipi kombëtar iranian në sallën sportive të Vernas u përball me ekipin kombëtar të bullgarisë ku fitoi me rezultatet 25 me 22, 25 me 20 dhe 25 me 19. Me këtë fitore ekipi iranian me 2 fitore dhe gjithsej 6 pikë renditet i pari në grupin D. Grupi D përbëhet nga ekipi kombëtar i Iranit, ai i Bullgarisë, Finlandës, Kubës, Polonisë dhe Porto Rikos. Kampionati botëror i volejbollit ka nisur më 9 shtator me pjesëmarrjen e 24 ekipeve kombëtare dhe do të vazhdojë deri më 30 shtator. Kampionati organizohet në formë të përbashkët në Itali dhe në Bullgari.