Irani dhe Gjermania bashkëpunojnë në 24 projekte akademike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81121-irani_dhe_gjermania_bashkëpunojnë_në_24_projekte_akademike
Irani dhe Gjermania do të zbatojnë 24 projekte akademike të financuara nga organizata gjermane e financimit të kërkimeve shkencore (Deutsche Forschungsgemeinschaft).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 14, 2018 16:25 Europe/Tirane
  • Irani dhe Gjermania bashkëpunojnë në 24 projekte akademike

Irani dhe Gjermania do të zbatojnë 24 projekte akademike të financuara nga organizata gjermane e financimit të kërkimeve shkencore (Deutsche Forschungsgemeinschaft).

DFG financon kërkimet shkencore, inxhinierike dhe humanitare përmes një sërë programesh grantesh, shpërblime dhe duke financuar infrastrukturën. Organizata e vetëqeverisjes është e vendosur në Bon dhe financohet nga landet gjermane dhe nga qeveria federale. Duke folur për Agjencinë e lajmeve IRNA të premten, Zëvendësministri i Shkencës për Çështjet Ndërkombëtare Hssein Salar Amoli tha se universitetet e Teheranit, Amir Kabirit, Isfahanit, Hamburgut, Dresdenit dhe Berlinit po bashkëpunojnë në zbatimin e projekteve të lidhura me lëndët djegëse fosile, gjuhë dhe letërsi persiane dhe përkthimin e veprave të Shams Tabrizi.