Irani dhe Gjermania bashkëpunojnë në 24 projekte akademike
Irani dhe Gjermania do të zbatojnë 24 projekte akademike të financuara nga organizata gjermane e financimit të kërkimeve shkencore (Deutsche Forschungsgemeinschaft).
DFG financon kërkimet shkencore, inxhinierike dhe humanitare përmes një sërë programesh grantesh, shpërblime dhe duke financuar infrastrukturën. Organizata e vetëqeverisjes është e vendosur në Bon dhe financohet nga landet gjermane dhe nga qeveria federale. Duke folur për Agjencinë e lajmeve IRNA të premten, Zëvendësministri i Shkencës për Çështjet Ndërkombëtare Hssein Salar Amoli tha se universitetet e Teheranit, Amir Kabirit, Isfahanit, Hamburgut, Dresdenit dhe Berlinit po bashkëpunojnë në zbatimin e projekteve të lidhura me lëndët djegëse fosile, gjuhë dhe letërsi persiane dhe përkthimin e veprave të Shams Tabrizi.