Gjermania siguron sistemin e pavarur të pagesave me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81125-gjermania_siguron_sistemin_e_pavarur_të_pagesave_me_iranin
Zëdhënësi i ministrit të ekonomisë gjermane u citua nga Reuters të ketë thënë se Berlini dhe partnerët e tij evropianë po kërkojnë të krijojnë një sistem pagesash me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 14, 2018 16:30 Europe/Tirane
  • Gjermania siguron sistemin e pavarur të pagesave me Iranin

Zëdhënësi i ministrit të ekonomisë gjermane u citua nga Reuters të ketë thënë se Berlini dhe partnerët e tij evropianë po kërkojnë të krijojnë një sistem pagesash me Iranin.

Sistemi do të lejojë vazhdimin e transaksioneve të biznesit me Iranin sapo të ndërmerren sanksionet amerikane kundër vendit, raporton Reuters. "Siç e dini, është qëllim i BE-së dhe i qeverisë gjermane që procesi i transaksioneve është i siguruar", tha ky zëdhënës gjatë një konference të rregullt qeveritare. "Të gjitha opsionet po shqyrtohen" shtoi ai. Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka mbështetur më herët idenë e formimit të një sistemi financiar të pavarur të Evropës për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Në një takim me ambasadorët e vendit të tij, ministri i jashtëm gjerman deklaroi se Berlini po planifikon të ndihmojë kompanitë gjermane që duan të qëndrojnë në Iran.