Larixhani: Irani do të qëndrojë pranë qeverisë dhe popullit irakian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81195-larixhani_irani_do_të_qëndrojë_pranë_qeverisë_dhe_popullit_irakian
Kryetari i parlamentit të RII z. Ali Larixhani tha të dielën se Irani do të qëndrojë gjithmonë pranë qeverisë dhe popullit irakian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 16, 2018 20:58 Europe/Tirane
  • Larixhani: Irani do të qëndrojë pranë qeverisë dhe popullit irakian

Kryetari i parlamentit të RII z. Ali Larixhani tha të dielën se Irani do të qëndrojë gjithmonë pranë qeverisë dhe popullit irakian.

Duke folur në një bisedë telefonike me kryetarin e parlamentit të ri të Irakut Mohamed Al Halbusi, z. Larixhani përgëzoi zyrtarin irakian për zgjedhjen në postin e ri, duke shprehur shpresën se kryeministri dhe presidenti i ri i Irakut do të emërohen së shpejti në mënyrë që populli irakian të jetë dëshmitar i përfundimit të trendit ekzistues politik në vend. Larixhani i tha Al Halbusit se ai mund të luajë një rol shembullor në rregullimin e situatës shumë të ndjeshme të Irakut. Kryetari i ri i parlamentit irakian, tha nga ana e tij, që Iraku ka qenë gjithmonë mirënjohës ndaj mbështetjes së Iranit për Bagdadin, veçanërisht në çlirimin e vendit nga pushtimi i grupit terrorist ISIS. Ligjvënësit irakianë kundërshtojnë ushtrimin e çfarëdo presioni dhe sanksioneve ekonomike ndaj Iranit, tha Al Halbusi, duke shtuar se Iraku i konsideron këto sanksione si të padrejta dhe do të qëndrojë pranë popullit iranian. Ai shprehu gatishmërinë e Bagdadit për të ndihmuar Iranin të rivendosë sigurinë dhe stabilitetin në rajon.