Baidinezhad kërkon mbylljen e llogarive false në Twitter
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81204-baidinezhad_kërkon_mbylljen_e_llogarive_false_në_twitter
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Londër ka kërkuar mbylljen e llogarive false në Twitter.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 17, 2018 04:42 Europe/Tirane
  • Baidinezhad kërkon mbylljen e llogarive false në Twitter

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Londër ka kërkuar mbylljen e llogarive false në Twitter.

Njëkohësisht me kritikat e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit ndaj rrjetit social Twitter, rrjet i cili ka bllokuar llogaritë e iranianëve realë dhe ka lënë të lirë aktivitetet e llogarive false që kanë për qëllim “ ndryshimin e regjimit”, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Londër Hamid Baidi’nezhad ka thënë: teatër duhet t’i përgjigjet ministrit Zarif për mbylljen e këtyre llogarive false. Baidinezhad ndër të tjera ka thënë se vetëm pak minuta pas kërkesës së ministrit Zarif i cili ka kërkuar mbylljen e llogarive që përhapin mesazhe (tuitte) false, kanalet televizive Channel4 dhe Al Jazeera me anë të dokumentarëve të tyre kanë zbuluar figurën e fshehur dhe të tendencioze që qëndron pas këtyre mesazheve që përhapen në rrjetin Twitter.  Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, lidhur me robotët që kanë hapur faqe false në Twitter dhe vazhdimisht shkruajnë artikuj dhe japin mesazh për ndryshimin e shtetit në Iran, ka thënë: Twitter mbyll llogaritë e iranianëve realë si spikeruesit e radiotelevizionit dhe studentët të cilët i akuzon për operacione infiltruese. Hidhini një vështrim robotëve falsë në Tiranë që vazhdimisht japin programe për ndryshimin e regjimit në iran dhe që drejtohen nga Uashingtoni. Kohët e fundit kanali televiziv Al Jazeera ka publikuar një dokumentar mbi robotët falsë në internet që i kundërvihen Iranit.