Salehi bisedon me përfaqësuesin e Anglisë dhe Francës në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81291-salehi_bisedon_me_përfaqësuesin_e_anglisë_dhe_francës_në_vjenë
Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit gjatë punimeve të sesionit të 62-të të konferencës së përgjithshme të ANEA në Vjenë të Austrisë, është takuar dhe ka biseduar me përfaqësuesin e Anglisë dhe të Francës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 19, 2018 15:44 Europe/Tirane
  • Salehi bisedon me përfaqësuesin e Anglisë dhe Francës në Vjenë

Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit gjatë punimeve të sesionit të 62-të të konferencës së përgjithshme të ANEA në Vjenë të Austrisë, është takuar dhe ka biseduar me përfaqësuesin e Anglisë dhe të Francës.

Ali Akbar Salehi ditën mërkurë në takim me Jacques Francois, kryetarin e komisionit për energji atomike të Francës, ka kërkuar pjesëmarrjen aktive të këtij vendi në shkëmbimin e studentëve me Iranin dhe organizimin e seminareve trajnuese në sfera të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë atomike. Jacques Francois, kryetarin e komisionit për energji atomike të Francës, në këtë takim kujtoi shumë raste dhe fusha për bashkëpunim të përbashkët mes të dy vendeve dhe deklaroi se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e suksesshme. Ai në këtë takim gjithashtu theksoi përsëri zotimet e Francës dhe sidomos të presidentit francez ndaj marrëveshjes bërthamore dhe shprehu keqardhje për vendosjen e sanksioneve të Amerikës kundër Iranit. Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit në këtë kuadër zhvilloi një takim edhe me Robin Grimes, kreun e delegacionit të Anglisë dhe përfaqësuesin e këtij vendi në grupin punues për riprojektimin dhe modernizimin e reaktorit të Arakut, ku theksoi nevojën për ringjalljen e marrëdhënieve mes të dy vendeve në të gjitha fushat dhe sidomos në fushat shkencore, universitare dhe ekonomike. Z. Salehi kërkoi nga qeveria e Anglisë që të shfrytëzojë rastet e krijuara nga marrëveshja bërthamore për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit. Robin Grimes në këtë takim vuri në dukje se Anglia vazhdon t'i zbatojë zotimet e saj ndaj marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi se pranimi i këtij vendi për të zëvendësuar Amerikën në projektin për modernizimin e reaktorit të Arakut, tregon Londra vazhdon t'i zbatojë angazhimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore.