Mundësit iranianë korrin suksese në kampionatin e Sllovakisë
Ekipi i mundësve përfaqësues i Republikës Islamike të Iranit në kampionatin e Sllovakisë ka korrur suksese duke marrë 4 medalje ari dhe 2 bronzi dhe me gjithsej 136 pikë është renditur i i pari duke marrë titullin kampion botëror.
Pas ekipit iranian të mundësve për të rinjtë, është renditur ekipi i Rusisë me 131 pikë në vendin e dytë dhe më pas Armenia me 83 pikë në vendin e tret. Vitin e kaluar kampionati botëror i mundësve për të rinj është mbajtur në Finlandë ku ekipi iranian i të rinjve ka arritur të marrë 3 medalje ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi dhe është shpallur kampion bote. Kampionati i sivjetshëm i mundjes për të rinj është organizuar nga data 17-20 shtator në qytetin Teranava të Sllovakisë.