Mundësit iranianë korrin suksese në kampionatin e Sllovakisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81297-mundësit_iranianë_korrin_suksese_në_kampionatin_e_sllovakisë
Ekipi i mundësve përfaqësues i Republikës Islamike të Iranit në kampionatin e Sllovakisë ka korrur suksese duke marrë 4 medalje ari dhe 2 bronzi dhe me gjithsej 136 pikë është renditur i i pari duke marrë titullin kampion botëror.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 20, 2018 03:46 Europe/Tirane
  • Mundësit iranianë korrin suksese në kampionatin e Sllovakisë

Ekipi i mundësve përfaqësues i Republikës Islamike të Iranit në kampionatin e Sllovakisë ka korrur suksese duke marrë 4 medalje ari dhe 2 bronzi dhe me gjithsej 136 pikë është renditur i i pari duke marrë titullin kampion botëror.

Pas ekipit iranian të mundësve për të rinjtë, është renditur ekipi i Rusisë me 131 pikë në vendin e dytë dhe më pas Armenia me 83 pikë në vendin e tret. Vitin e kaluar kampionati botëror i mundësve për të rinj është mbajtur në Finlandë ku ekipi iranian i të rinjve ka arritur të marrë 3 medalje ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi dhe është shpallur kampion bote. Kampionati i sivjetshëm i mundjes për të rinj është organizuar nga data 17-20 shtator në qytetin Teranava të Sllovakisë.