Irani i dërgon letër OKB: Dënoni kërcënimet atomike të regjimit sionist
Irani me anë të një letre dërguar OKB, nga kjo organizatë ka kërkuar të dënojë kërcënimet atomike të regjimit sionist kundër Iranit.
Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm dhe KS të OKB, ka thënë: Kërcënimet e fundit të kryeministrit të regjimit sionist Beniamin Netanjahu kundër Iranit, janë kërcënime serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në këtë letër thuhet se posedimi i armëve atomike nga ana e regjimit sionist që është një regjim me një dosje të zezë agresionesh, pushtimi, terrorizmi qeveritar dhe krime të tjera ndërkombëtare, është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë e rajonit dhe për këtë nga Bashkësia Ndërkombëtare kërkohet që të ndërmarrë veprime logjistike dhe të bllokojë kërcënimet atomike të regjimit sionist. Letra e dërguar nga Republika Islamike e Iranit do të arkivohet si një dokument zyrtar në OKB. Regjimi sionist ka kërcënuar me sulm ushtarak Iranin në kohën kur ushtria e këtij regjimi ka pësuar disfatë serioze përballë Hezbullahut në luftën 33 ditore të vitit 2006.