Bashkëpunimi Teheran-Moskë në fushën e energjisë atomike, do të vazhdojë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81305-bashkëpunimi_teheran_moskë_në_fushën_e_energjisë_atomike_do_të_vazhdojë
Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka deklaruar se bashkëpunimet e Iranit dhe Rusisë në fushën e energjisë atomike do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 20, 2018 10:56 Europe/Tirane
  • Bashkëpunimi Teheran-Moskë në fushën e energjisë atomike, do të vazhdojë

Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka deklaruar se bashkëpunimet e Iranit dhe Rusisë në fushën e energjisë atomike do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Behruz Kamalvandi ka thënë se në negociatat për marrëveshjen bërthamore, Rusia gjithnjë ka mbështetur qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit të bazuar në të drejtat legjitime. Bashkëpunimet atomike të Iranit dhe Rusisë janë në nivel të lartë dhe po zhvillohen në sfera të ndryshme dhe përveç një centrali 1000 megawat i cili është ndërtuar në bashkëpunim me Rusinë dhe aktualisht është në funksion, janë duke ndërtuar edhe dy centrale të tjera me kapacitet 1000 megawat. Edhe në fushën e prodhimit të izotopeve dhe lëndëve djegëse atomike, ekziston një bashkëpunim mes të dy vendeve,- tha ndër të tjera Kamalvandi.