Zarif: Amerika po rrezikon paqen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81318-zarif_amerika_po_rrezikon_paqen
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka kritikuar Amerikën për thirrjen e saj për një "traktat" me Iranin, duke thënë se Uashingtoni tashmë ka shkelur një marrëveshje ndërkombëtare që përfshinte edhe Teheranin dhe se plani i saj i ri nuk është gjë tjetër veçse tallje me paqen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 20, 2018 15:27 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika po rrezikon paqen

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka kritikuar Amerikën për thirrjen e saj për një "traktat" me Iranin, duke thënë se Uashingtoni tashmë ka shkelur një marrëveshje ndërkombëtare që përfshinte edhe Teheranin dhe se plani i saj i ri nuk është gjë tjetër veçse tallje me paqen.

Zarif në një postim të tij në Tuiter të enjten, ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesit të ri të posaçëm të administratës amerikane për Iranin, Brian Hook, i cili i tha se Uashingtoni po kërkon të negociojë një traktat me Teheranin për të përfshirë programin e tij të mbrojtjes raketore dhe rolin rajonal. Deklaratat erdhën vetëm disa muaj pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump përmbushi premtimin e fushatës zgjedhore dhe e tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore shumëpalëshe me Iranin, pavarësisht kundërshtimeve nga palët e tjera - Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina - dhe i gjithë komunitetin botëror.