Ceremonia e faljes së namazit të drekës së Ashurasë
Grupet e zimbajtjes për martirizimin e Imam Husejnit (a.s.) duke kujtuar namazin e fundit të Imam Husejnit (a.s.), organizuan ceremoninë e faljes së namazit të drekës së Ashurasë në të gjithë Iranin Islamik.
Të enjten (sot) është 10 Muharrem sipas kalendarit hixhri kameri dhe përvjetori i martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë të botës. Sot në kohën e ezanit për namazin e dregës, grupet dhe delegacionet e zimbajtjeve pas marshimit në rrugë, u mblodhën në xhami dhe në sheshe të hapura dhe organizuan ceremoninë e namazit të drekës në shenjë kujtimi të namazit të fundit të Imam Husejnit (a.s.) në ditën e Ashurasë në Qerbela. Mesazhi më i rëndësishëm i ceremonisë për faljen e namazit të drekës që organizohet në mënyrë të veçantë dhe me pjesëmarrje të madhe të besimtarëve myslimanë, është kujtimi i namazit të fundit të Imam Husejnit (a.s.) i cili për të mbrojtur parimet dhe vlerat islame në atë ditë ndali luftën dhe fali namazin e drekës i cili ishte namazi i fundit i tij.