Ruhani: Asirianët nuk kanë kursyer asgjë në rrugën e progresit të Iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka dërguar një mesazh për kongresin e Unionit të Asirianëve të Botës që po zhvillohet në Bejrut të Libanit dhe ka vlerësuar lartë rolin dhe pozitën e komunitetit Asirian në Iran duke thënë se Asirianët nuk kanë kursyer asgjë në rrugën e progresit të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Hasan Ruhani të enjten në mbrëmje në këtë mesazh ka shprehur solidaritetin dhe miqësinë për të gjithë Asirianët e botës dhe ka deklaruar: “Asirianët e Iranit ashtu si komunitetet e tjera etnike dhe fetare, kanë marrë pjesë në të gjitha vuajtjet që i janë imponuar këtij vendi gjatë historisë dhe krah për krah të gjithë qytetarëve të tjerë iranianë ka luftuar kundër agresioneve të huaja që janë bërë ndaj këtij vendi”. Presidenti iranian në këtë mesazh vuri në dukje rolin e dalluar të asirianëve në zhvillimin e bashkëjetesës paqësore dhe mirëkuptimit me myslimanët dhe shtoi: “Mes myslimanëve dhe të krishterëve për shkak të përbashkëtave që ekzistojnë në bindje dhe besim, ekziston një lidhje e veçantë dhe Profeti Isa ka një pozitë të veçantë për myslimanët”.