Ruhani: Bota është kundër politikave të njëanshme të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81349-ruhani_bota_është_kundër_politikave_të_njëanshme_të_amerikës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi theksoi se pretendimi i Amerikës për gjoja mbështetjen e popullit iranian nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër dhe mashtrim tha; Shumica e vendeve të botës janë kundër politikave të njëanshme të Amerikës dhe nuk pranojnë që Amerika të japë urdhra.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 22, 2018 07:10 Europe/Tirane
  • Ruhani: Bota është kundër politikave të njëanshme të Amerikës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi theksoi se pretendimi i Amerikës për gjoja mbështetjen e popullit iranian nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër dhe mashtrim tha; Shumica e vendeve të botës janë kundër politikave të njëanshme të Amerikës dhe nuk pranojnë që Amerika të japë urdhra.

Hasan Ruhani në një artikull për gazetën Uashington Post, ka përmendur tërheqjen e njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore më 8 maj 2018 dhe ka thënë: Amerika kishte parashikuar se me tërheqjen e njëanshme të saj nga marrëveshja bërthamore, irnoi menjëherë do të tërhiqej nga kjo marrëveshje. Ajo kujtonte se në këtë mënyrë shumë lehtë mund të krijonte një koalicion botëror kundër Iranit dhe të rikthente të gjitha sanksionet. Mirëpo Irani duke i dhënë afat të kufizuar Evropës, neutralizoi të gjitha planet dhe komplotet e Amerikës. Presidenti Hasan Ruhani tha se kontaktet dhe koordinimet e Iranit me nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes bërthamore dhe theksimi në ruajtjen e kësaj marrëveshjeje është bërë shkak për izolimin e Amerikës dhe shtoi: Janë të pakta ato raste ku për një çështje Evropa ka mosmarrëveshje me Amerikën dhe kjo tregon të drejtën e Iranit në çështjen bërthamore. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi se politika e jashtme e Amerikës kundrejt Iranit nuk përputhet me realitetin dhe shtoi: Marrja e informacioneve të pasakta mbi Iranin nga grupet terroriste dhe regjimit sionist dhe komentimi i tyre në mënyrë të padrejtë, janë bërë shkak që autoritetet amerikane të krijojnë një lloj iluzioni se duke vendosur sanksione ata mund të marrin favore nga Irani. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera tha: Kombi iranian e ka treguar se reziston fuqishëm dhe i bashkuar përballë presioneve të huaja dhe ashtu siç përpara marrëveshjes bërthamore Amerika nuk arriti të lodhë kombin iranian me anë të sanksioneve, edhe kësaj here për shkak të rezistencës së kombit iranian, Amerika do të detyrohet të ndryshojë qëndrimet dhe pozicionimet e saj.