Gjeneral Hatami: Irani do t'i japë përgjigje të ashpër terroristëve
(last modified Sun, 23 Sep 2018 13:46:44 GMT )
Shtator 23, 2018 15:46 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hatami: Irani do t'i japë përgjigje të ashpër terroristëve

Ministri i Mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Ahvaz në jugperëndimit të Iranit dhe deklaroi se një përgjigje e papritur dhe e ashpër po i pret terroristët.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, të dielën ka thënë se armiqtë nuk kanë aftësinë e përballjes drejtpërdrejt me Republikën Islamike të Iranit dhe sulmi terrorist kundër qytetarëve të pafajshëm të Iranit në Ahvaz edhe njëherë ka treguar dobësinë e arrogancës dhe të mercenarëve të tyre në rajon ndërkohë që ka treguar fuqinë e Republikës Islamike të Iranit në nivel global.

Gjeneral Hatami ka theksuar: "Sulmi terrorist në Ahvaz ka vërtetuar edhe njëherë se pavarësisht kërcënimeve dhe agresioneve të përsëritshme të armiqve ndaj kufijve të sigurisë së Iranit, zhvillimi i kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse për Iranin është një domosdoshmëri dhe ideja se vendi ynë nuk ka nevojë për armë mbrojtëse që po paraqitet nga amerikanët, është plotësisht e gabuar dhe e pavend".

Vlen të theksohet se grupi terrorist "Al-Ahvazija" i cili po mbështetet nga Riadi dhe Londra i cili edhe vitin e kaluar ka sulmuar karvanët e vizitorëve të zonave të luftës Iran-Irak, të shtunën nga një park afër vendit ku zhvillohej ceremonia e paradës së forcave të armatosura të Iranit në qytetin Ahvaz, kanë shtënë me armë në drejtim të qytetarëve ku si pasojë janë martirizuar 25 persona dhe janë plagosur mbi 60 të tjerë.

Tags