Përgjigje dërrmuese duhet t'u jepet mbështetësve të terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81400-përgjigje_dërrmuese_duhet_t'u_jepet_mbështetësve_të_terroristëve
Ministri iranian i inteligjencës Mahmud Alavi tha të dielën se forcat e inteligjencës duhet të japin një përgjigje dërrmuese ndaj atyre që drejtuan sulmin e fundit terrorist në paradën ushtarake në qytetin Ahvaz, ku humbën jetën dhe u plagosën dhjetëra persona.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 23, 2018 20:22 Europe/Tirane
  • Përgjigje dërrmuese duhet t'u jepet mbështetësve të terroristëve

Ministri iranian i inteligjencës Mahmud Alavi tha të dielën se forcat e inteligjencës duhet të japin një përgjigje dërrmuese ndaj atyre që drejtuan sulmin e fundit terrorist në paradën ushtarake në qytetin Ahvaz, ku humbën jetën dhe u plagosën dhjetëra persona.

Forcat e sigurimit të vendit rezervojnë të drejtat për të dhënë një përgjigje të duhur në kohën e duhur, deklaroi Alavi. Këto kukulla vranë shumë njerëz për të kompensuar humbjet e njëpasnjëshme të zotërinjve të tyre në Irak, Siri dhe vende të tjera, tha Alavi. Të huajt po përpiqen për të krijuar pasiguri në Republikën Islamike të Iranit, por nuk do t'ia arrijnë, tha ai. Forcat e sigurisë do t'i ndjekin ata për t'i sjellë para gjykatës së drejtësisë, duke rezervuar të drejtat për t'u dhënë atyre një përgjigje dërrmuese, tha ministri iranian i inteligjencës Mahmud Alavi.