Në Teheran hapet panairi ndërkombëtar "Iran-Plast"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81421-në_teheran_hapet_panairi_ndërkombëtar_iran_plast
Panairi i 12-të ndërkombëtar "Iran-Plast" është hapur sot në Teheran me moton "Zhvillimi i biznesit global në industrinë e plastikës".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 24, 2018 12:34 Europe/Tirane
  • Në Teheran hapet panairi ndërkombëtar

Panairi i 12-të ndërkombëtar "Iran-Plast" është hapur sot në Teheran me moton "Zhvillimi i biznesit global në industrinë e plastikës".

Reza Khalexh, drejtori i sesionit të 12-të të panairit ndërkombëtar "Iran-Plast", në një intervistë për agjencinë e lajmeve IRIB, tha se qëllimi i organizimit të këtij panairi është krijimi i rrethanave dhe kushteve të duhura për zhvillimin e tregut të industrisë së plastikës në Iran dhe për lehtësimin e procesit të marketingut global me qëllim që edhe ky sektor i industrisë së Iranit të jetë i pranishëm në tregjet globale.

Khalexh shtoi: "500 kompani iraniane dhe 165 kompani të huaja nga 35 vende të botës si nga Gjermania, Italia, Zvicra, Austria, Qipro, Belgjika, Serbia, Tajlanda, Greqia, India, Turqia, Holanda, Kina dhe Koreja Jugore marrin pjesë në këtë panair ku prezantojnë produktet e tyre më të reja në sektorin e industrisë së plastikës dhe industrive përkatëse me këtë lëndë".