Lideri suprem: Do të reagojmë fuqishëm ndaj aktit terrorist në Ahvaz
Lideri suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Sejed Ali Khamenei thotë se Irani do t'i dënojë ashpër elementët "frikacakë" që qëndrojnë pas sulmit të fundit terrorist në qytetin jugperëndimor të Iranit Ahvaz.
Ajetollah Khamenei i bëri këto deklarata në një takim në Teheran të hënën me një grup sportistësh dhe fitues të medaljeve të Lojërave aziatike 2018 në Xhakarta, Indonezi. Terroristët të shtunën hapën zjarr në një turmë njerëzish gjatë një parade ushtarake në Ahvaz, duke vrarë 25 ushtarakë dhe civilë - duke përfshirë gra dhe fëmijë dhe duke plagosur së paku 68 të tjerë. Ajetollah Khamenei tha se incidenti i hidhur "edhe një herë tregoi se populli iranian është përballur me shumë armiq në rrugën e tij të ndershme për përparim dhe përsosmëri". Duke përshkruar sulmin ndaj njerëzve të pambrojtur si një veprim të dobët, Lideri suprem i Revolucionit Islamik tha: "Sipas raporteve të disponueshme, ky akt frikacak është kryer nga të njëjtët njerëz të cilët janë shpëtuar nga amerikanët sa herë që janë përballur me një situatë të vështirë në Irak dhe Siri dhe operacionet e të cilëve po financohen nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe". Ajetollah Khamenei vuri në dukje se çdo medalje e fituar nga sportistët iranianë e bën popullin iranian dhe të lumtur, ndërsa e bezdisin frontin arrogant. "Fuqitë arrogante janë të zemëruara nga fitoret e popullit iranian në çdo fushë. Prandaj, fitorja juaj është me të vërtetë një fitore për popullin dhe një humbje për frontin e zgjeruar të armiqve të Iranit", tha Khamenei. Ajetollah Khamenei vuri në dukje se edhe pse armiqtë e Iranit përpiqen gjithmonë të fshehin arritjet e mëdha të popullit iranian, nderimet e fituara nga atletët iranianë para miliona njerëzve nuk mund të mohohen.