Velajati: Ëndrra e trazuar e Trump, kurrë nuk do të realizohet
(last modified Tue, 25 Sep 2018 13:43:28 GMT )
Shtator 25, 2018 15:43 Europe/Tirane
  • Velajati: Ëndrra e trazuar e Trump, kurrë nuk do të realizohet

Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamike të Iranit ka reaguar në lidhje me kërkesën e presidentit të Amerikës për t'u takuar dhe biseduar me autoritetet e Iranit dhe ka thënë se ëndrra e trazuar e Donald Trump, presidentit të Amerikës, nuk do të realizohet kurrë.

Ali Akbar Velajati të martën gjatë punimeve të një konference në lidhje me Mbrojtjen e Lavdishme që u zhvillua në Teheran, deklaroi: "Irani kurrë nuk do të dorëzohet përball Amerikës dhe ekziston një e ardhme e qartë për Republikën Islamike të Iranit. Bota në të ardhmen nuk do të jetë nën hegjemoninë e Amerikës. Bota në të ardhmen me padyshim do të jetë shumëpolëshe. Fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina, vendet islame, vendet e boshtit të rezistencës si dhe vendet Bashkimit Evropian, do të jenë fuqitë e ardhshme të botës".

Tags