Zarif takon homologun e tij britanik, temë kryesore marrëveshja bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81455
Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Hunt, ka takuar të martën homologun e tij iranian, Mohamed Xhevad Zarif në vendin e tij rezidencial pranë OKB-së, me të cilin ka biseduar në lidhje me  çështjet e interesit të ndërsjellë dhe zhvillimet rajonale dhe globale.
(last modified 2021-10-20T10:00:36+00:00 )
Shtator 25, 2018 18:55 Europe/Tirane
  • Zarif takon homologun e tij britanik, temë kryesore marrëveshja bërthamore

Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Hunt, ka takuar të martën homologun e tij iranian, Mohamed Xhevad Zarif në vendin e tij rezidencial pranë OKB-së, me të cilin ka biseduar në lidhje me  çështjet e interesit të ndërsjellë dhe zhvillimet rajonale dhe globale.

Në takim, të dy palët shkëmbyen pikëpamje mbi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, marrëveshjen bërthamore dhe zhvillimet rajonale. Zëvendësministri i jashtëm i Iranit Abas Erakçi ishte gjithashtu i pranishëm në takimin mes dy ministrave të jashtëm. Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, Zarif u takua edhe me homologët e tij francezë dhe kinezë, si dhe koordinatoren e politikës së jashtme të BE. Ministri i jashtëm iranian mori pjesë gjithashtu në një takim të G 4+1.