Presidenti Ruhani takohet kryeministren e Anglisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81465-presidenti_ruhani_takohet_kryeministren_e_anglisë
Veprimtaria e Iranit konsiston në uljen e tensioneve në rajon dhe në botë dhe kësaj duhet t’i kushtojnë vëmendje të gjithë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 26, 2018 06:24 Europe/Tirane
  • Presidenti Ruhani takohet kryeministren e Anglisë

Veprimtaria e Iranit konsiston në uljen e tensioneve në rajon dhe në botë dhe kësaj duhet t’i kushtojnë vëmendje të gjithë.

Kështu ka deklaruar Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit gjatë takimit të tij me Theresa May kryeministre e Anglisë. Në këtë takim presidenti i Republikës Islamike të Iranit kritikoi mbështetjen propagandistike të disa mediave perëndimore mes tyre disa mediave në Angli ndaj sulmit terrorist në qytetin Ahvaz që çoi në martirizimin dhe plagosjen e dhjetëra qytetarëve iranianë dhe tha: Të gjitha vendet, përballë terrorizmit duhet të mbajnë qëndrim të njëjtë dhe të vendosur dhe të bashkëpunojnë gjerësisht në luftën kundër terrorizmit. Presidenti Hasan Ruhani tha se ANEA në raportet e saj ka konfirmuar faktin se Irani ka zbatuar zotimet dhe angazhimet e tij dhe shtoi se në marrëveshjet shumëpalëshe zotimet duhen zbatuar në formë të balancuar. Në vazhdim presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksi se kriza në Jemen mund të zgjidhet me përfundimin e luftës dhe nisjen e dialogut mes grupeve jemenase dhe shtoi se të gjitha vendet duhet të përpiqen për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe bombardimit të Jemenit dhe të dërgojnë ndihma humanitare për popullin jemenas. Nga ana e saj kryeministrja e Anglisë, Theresa May, shprehu ngushëllimet për viktimat e sulmit terrorist në qytetin Ahvaz dhe tha: Anglia dënon terrorizmin në cdo lloj forme dhe përmase dhe luftën kundër terrorizmit e konsideron tepër të rëndësishëm. Kryeministrja e Anglisë theksoi rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore dhe vazhdimin e përpjekjeve dhe të bashkëpunimeve mes Londrës dhe Teheranit dhe shtoi; Anglia mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve me Iranin në sektorë të ndryshëm të energjisë dhe ekonomisë.