Irani reagon ndaj pretendimeve presidentit të Argjentinës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit dënon fuqishëm çdo veprim terrorist ku do të që të ndodhë dhe në çfarëdo forme që të jetë.
Bahram Kasemi sot të mërkurën hodhi poshtë pretendimet e presidentit të Argjentinës dhe i quajti ato shtrembërim të realitetit dhe shtoi: "Teherani që nga koha kur ka ndodhur shpërthimi "Amia", në mënyrë të vazhdueshme e ka dënuar këtë akt dhe ka shprehur solidaritet me viktimat e këtij akti të dhunshëm".
"Republika Islamike e Iranit për ta vërtetuar qëllimin e saj të mirë, për ta zbuluar të vërtetën dhe për ta zbatuar drejtësinë e duhur në lidhje me ngjarjen e shpërthimit "Amia", i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit të Argjentinës për bisedime nëpërmjet tribunës së OKB në vitin 2012, si dhe ka në janar të vitit 2013 është nënshkruar një memorandum për bashkëpunim. Mirëpo qeveria e Argjentinës nuk është e gatshme për zbatimin e memorandumit të nënshkruar nga vet ajo. Republika Islamike e Iranit edhe njëherë thekson gatishmërinë e saj për bashkëpunim konstruktiv me autoritetet e Argjentinës dhe në këtë drejtim ka bërë një iniciativë të re për takime me autoritetet gjyqësore të dy vendeve", - shtoi ndër të tjera z. Kasemi