Deklarata përfundimtare e takimit "Dialogu i Sigurisë Rajonale" në Teheran
Takimi i parë i sekretarëve rajonalë dhe këshilltarëve të sigurisë kombëtare, i quajtur "Dialogu i Sigurisë Rajonale" në Teheran, përfundoi me miratimin e një deklarate përfundimtare.
Takimi i parë i sekretarëve rajonalë dhe këshilltarëve të sigurisë kombëtare me pjesëmarrjen e Rusisë, Kinës, Indisë dhe Afganistanit dhe me iniciativën e Iranit, me titull "Dialogu i Sigurisë Rajonale" u mbajt të mërkurën në Teheran. Këshilltarët, sekretarët dhe krerët e delegacioneve të nivelit të lartë që morën pjesë në Samitin e Teheranit në një deklaratë përfundimtare kanë theksuar se terrorizmi, droga dhe ndërhyrja e huaj rrezikojnë sigurinë kombëtare të vendeve të rajonit dhe kanë shtuar: Ekstremizmi dhe radikalizmi i dhunshëm janë ndër burimet më të rëndësishme të terrorizmit dhe duhet të përballen me pikëpamje dhe mendime të tilla në dimensione të ndryshme. Pjesëmarrësit në takimin "Dialogu i Sigurisë Rajonale" në Teheran, duke iu referuar transferimit të ISIS-it nga Iraku dhe Siria në Afganistan dhe Azinë Qendrore, kërkuan një veprim të koordinuar dhe gjithëpërfshirës në luftën kundër terroristëve. Këshilltarët, sekretarët dhe presidentët e delegacioneve pjesëmarrëse në samitin e Teheranit, duke mbështetur krijimin e paqes dhe stabilitetit dhe duke kontribuar në zhvillimin dhe rindërtimin e Afganistanit, ata theksuan mbi kundërveprimin efektiv ndaj kultivimit, prodhimit dhe transitit të narkotikëve si burim financimi për terrorizmin. Përfaqësuesit nga Irani, Rusia, Kina, India dhe Afganistani gjithashtu theksuan rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik dhe tregtar dhe krijimin e rrugëve të sigurta transiti duke përdorur infrastrukturën ekzistuese dhe ndërtimin e infrastrukturave të reja. Sipas deklaratës përfundimtare të Samitit të Teheranit, "Dialogjet e Sigurisë Rajonale" janë planifikuar të mbahen çdo vit edhe në vendet tjera anëtare.