Shtatë banka qendrore të Evropës bashkëpunojnë me Iranin
Ministri i punëve të jashtme të Iranit vuri në dukje përpjekjet e Bashkimit Evropian për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi se deri më tani shtatë banka qendrore të Evropës kanë rënë dakord të krijojnë një mekanizëm special financiar për lidhje me Iranin.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Irani, në lidhje me veprimet e vendeve të Grupit 4+1 për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, deklaroi: “Ky mekanizëm financiar special nuk është i kufizuar vetëm me Evropën, por ai mund të aplikohet edhe nga vendet e tjera dhe kompanitë të cilët kanë shkëmbime financiare me Iranin në mënyrë që të mund të bëjnë transferta bankare nëpërmjet llogarive të caktuara dhe të tërheqin shpenzimet e eksporteve të tyre nëpërmjet këtyre llogarive”.
Zarif shtoi se ky mekanizëm është mekanizëm i dobishëm për institucionet financiare të cilat më shumë punojnë me dollarë me qëllim që të kenë imunitet përball presioneve dhe sanksioneve të Amerikës,- shtoi ndër të tjera z. Zarif.