Sot bota është dëshmitare e uljes së fuqisë së Amerikës
Zv/komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare pasi vuri në dukje se amerikanët nuk kanë arritur të realizojnë qëllimet e tyre politike dhe të sigurisë në botën islame tha se sot bota është dëshmitare e uljes së fuqisë së Amerikës.
Gjeneral Husein Selami, tha se amerikanët po mundohen të ulin influencën e Iranit në rajon dhe shtoi se e vetmja rrugë që i ka mbetur armikut është lufta ekonomike. Populli iranian ka ndryshuar të gjitha ekuacionet, një popull që përgjatë historisë ka treguar rezistencë heroike në përballjen me armikun. Gjeneral Selami tha se për asnjë komb tjetër nuk do të ishte e mundur një rezistencë 40 vjeçare si ajo e kombit iranian dhe shtoi se Irani Islamik për çdo vit është përballur me presione ekonomike të Amerikës që nëse do të ushtroheshin ndaj ndonjë vendi tjetër, ai vend do të destabilizohej. Çdo komplot që kanë thurur armiqtë dhe sidomos Amerika kundër kombit iranian, është kthyer kundër atyre, tha në fjalën e tij gjeneral Selami.