Sulmohet baza e autorëve të sulmit në qytetin Ahvaz
Garda revolucionare ka goditur me raketa një prej bazave të autorëve përgjegjës për sulmin terrorist në qytetin Ahvaz në jugperëndim të Iranit.
Zyra për informim e gardës revolucionare ka thënë se baza e terroristëve përgjegjës për sulmin terrorist në qytetin Ahvaz, që ndodhej në lindje të Eufratit është qëlluar me disa raketa balistike të lëshuara nga njësiti ajror i gardës revolucionare. Në reagimin e gardës mësohet të jenë vrarë dhe plagosur shumë terrorist takfiristë dhe autorëve të sulmit në qytetin Ahvaz. Më 22 shtator persona të armatosura gjatë organizimit të paradës ushtarake në qytetin Ahvaz kanë hapur zjarr ndaj civilëve dhe personave pjesëmarrës duke martirizuar 24 dhe plagosur mbi 60 të tjerë. Përgjegjësinë për këtë sulm terrorist e ka marrë grupi ISIS dhe al-Ahvazie.