Përfaqësuesi i Iranit në OKB: Sauditët mbështetës financiarë të terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81636-përfaqësuesi_i_iranit_në_okb_sauditët_mbështetës_financiarë_të_terrorizmit
Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, duke reaguar ndaj ekzagjerimeve të Adel Xhubair kundër Iranit, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, tha se e gjithë bota e di shumë mirë se sauditët janë mbështetës financiarë të terrorizmit dhe faktor i destabilizimit të rajonit dhe botës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2018 07:08 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i Iranit në OKB: Sauditët mbështetës financiarë të terrorizmit

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, duke reaguar ndaj ekzagjerimeve të Adel Xhubair kundër Iranit, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, tha se e gjithë bota e di shumë mirë se sauditët janë mbështetës financiarë të terrorizmit dhe faktor i destabilizimit të rajonit dhe botës.

Abas Golru, në kuadër të sesionit të 73-të të AP të OKB, tha se Arabia Saudite nuk punon me diplomacinë e mendimit dhe logjikës por me diplomacinë e parasë dhe shtoi se në çdo vend ku Arabia Saudite sheh se interesat e saj rrezikohen, ajo injekton dollarë dhe ndihmon terroristët për të destabilizuar atë vend. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në AP të OKB nga Arabia Saudite kërkoi të heqë dorë nga mbështetja për terrorizmin dhe nga planet për lëshimin e akuzave të padrejta dhe të pabaza kundër vendeve të tjera. Abas Golru theksoi se Irani është një fqinj i sinqertë për të gjithë ata që në marrëdhëniet e tyre janë të sinqertë. Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite duke ndjekur politikat dhe deklaratat e Donald Trump, presidentit amerikan dhe të Beniamin Netanjahu, kryeministrit të regjimit sionist, ka akuzuar Iranin për gjoja mbështetjen e terrorizmit dhe ka pretenduar se Irani destabilizon rajonin. Deklaratat ekzagjeruake të Adel Xhubair bëhen në kohën kur Jemeni prej 3 vitesh bombardohet në formë të egër nga avionët luftarak të regjimit Al Saud i cili ka mbështetjen e Amerikës, Izraelit dhe Emirateve. Në këtë agresion deri tani me mijëra civilë jemenas janë vrarë shumica e të cilëve fëmijë dhe me miliona të tjerë janë detyruar të shpërngulen.