Tetor 02, 2018 20:58 Europe/Tirane
  • Vriten 40 komandantë të ISIS në operacionin e fundit të Sepahut

Komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, ka thënë se në operacionin e fundit raketor të Sepahut në Eufratin lindor të Sirisë, rreth 40 komandantë të ISIS  të sektorit të Mosulit janë vrarë.

Amir Ali Haxhizadeh, duke ju referuar detajeve të operacionit të kohëve të fundit të Sepahut kundër kryerësve të sulmit terrorist në Ahvaz, ka thënë: Imazhet kanë treguar se të gjitha raketat kanë goditur objektivat e synuara kundër pozicioneve të ISIS në rajonin Al Bukmal, në lindje të Eufratit në Siri.  Komandanti i forcave ajrore të Sepahut duke thënë se operacionet raketaore kanë qenë të kombinuara në Al Bukmal, ka shtuar: Në këto operacione për herë të parë janë përdorur avionë bombardues pa pilotë. Garda revolucionare ka goditur me raketa një prej bazave të autorëve përgjegjës për sulmin terrorist në qytetin Ahvaz në jugperëndim të Iranit. Baza e terroristëve përgjegjës për sulmin terrorist në qytetin Ahvaz, që ndodhej në lindje të Eufratit është qëlluar me disa raketa balistike të lëshuara nga njësiti ajror i gardës revolucionare. Në reagimin e gardës mësohet të jenë vrarë dhe plagosur shumë terrorist takfiristë dhe autorëve të sulmit në qytetin Ahvaz. Më 22 shtator persona të armatosura gjatë organizimit të paradës ushtarake në qytetin Ahvaz kanë hapur zjarr ndaj civilëve dhe personave pjesëmarrës duke martirizuar 24 dhe plagosur mbi 60 të tjerë.

 

Tags