Irani i bashkohet konventës për luftë kundër financimit të terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81797-irani_i_bashkohet_konventës_për_luftë_kundër_financimit_të_terrorizmit
Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit sot (të dielën) kanë dhënë pëlqimin që Irani t'i bashkohet konventës ndërkombëtare për luftë kundër financimit të terrorizmit (CFT).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2018 11:09 Europe/Tirane
  • Irani i bashkohet konventës për luftë kundër financimit të terrorizmit

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit sot (të dielën) kanë dhënë pëlqimin që Irani t'i bashkohet konventës ndërkombëtare për luftë kundër financimit të terrorizmit (CFT).

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit me 142 vota pro, 120 vota kundër dhe 5 abstenim, kanë miratuar projektligjin e Qeverisë që Republika Islamike e Iranit ta nënshkruajë dhe t'i bashkohet konventës ndërkombëtare për luftë kundër financimit të terrorizmit.

Projektligji për bashkimin e Republikës Islamike të Iranit me konventën për luftë kundër financimit të terrorizmit (CFT) është një prej katër projektligjeve përkatëse me grupin speciale për veprim financiar FATF.

Grupi për Veprim Financiar (FATF) është formuar me iniciativën e shtatë vendeve industriale G-7 në vitin 1989 dhe me qëllim të transparencës financiare në luftën kundër pastrimit të parave.