Presidenti iranian uron kryeministrin e ri të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81811-presidenti_iranian_uron_kryeministrin_e_ri_të_irakut
Presidenti iranian, Hasan Ruhani, të dielën përgëzoi kryeministrin e ri të Irakut Adel Abdul-Mahdi për zgjedhjen e tij në këtë post.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 07, 2018 19:44 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian uron kryeministrin e ri të Irakut

Presidenti iranian, Hasan Ruhani, të dielën përgëzoi kryeministrin e ri të Irakut Adel Abdul-Mahdi për zgjedhjen e tij në këtë post.

Hasan Ruhani në letrën e tij drejtuar Adel Abdul-Mahdi shprehu shpresën se gjatë administrimit të tij, marrëdhëniet midis Iranit dhe Irakut do të konsolidohen në fusha të ndryshme si ato politike, ekonomike dhe kulturore. Në masazhin e tij, Presidenti Ruhani i ka dëshiruar shëndet dhe suksese kryeministrit irakian dhe dinjitet dhe krenari popullit irakian. Presidenti i sapozgjedhur i Irakut Barham Salih ka emëruar kandidatin e pavarur Shia Adel Abdul Mehdi si kryeministër, pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në muajin maj.