Sionistët nuk guxojnë të nisin një luftë të re në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81816-sionistët_nuk_guxojnë_të_nisin_një_luftë_të_re_në_rajon
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit ka thënë se sionistët nuk guxojnë të nisin një luftë të re në rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 08, 2018 06:56 Europe/Tirane
  • Sionistët nuk guxojnë të nisin një luftë të re në rajon

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit ka thënë se sionistët nuk guxojnë të nisin një luftë të re në rajon.

Husein Amir Abdulahian, në një takim me anëtarët e frontit të progresit arab për mbështetjen e rezistencës, takim që u mbajt në Teheran, theksoi se Amerika dhe regjimi sionist mundohen të dobësojnë rezistencën dhe shtoi: Mjetet kryesore që përdor Amerika për të dobësuar rezistencën janë kërcënimi, sanksionet, presioni politik, lufta propagandistike dhe lufta psikologjike. Abdulaian përmendi mbështetjen financiare të Arabisë Saudite dhe Emirateve për planet e Amerikës dhe të regjimit sionist në rajon dhe tha se objektivi kryesor i trekëndëshit Amerikë-Emirate-Arabi Saudite, është përpjekja për zbatimin e të ashtuquajturit plani “ Akordi i Shekullit”. Ai presidentin amerikan e ka quajtur një biznesmen arrogant dhe shtoi se Donald Trump përdor çdo mjet dhe ndjek çdo rrugë për të dëmtuar Iranin dhe boshtin e rezistencës.