Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit arrin në Turqi
(last modified Mon, 08 Oct 2018 13:30:08 GMT )
Tetor 08, 2018 15:30 Europe/Tirane
  • Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit arrin në Turqi

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit sot në kryer të një delegacioni, ka arritur në qytetin Antalia të Turqisë për të marrë pjesë në takimin e tretë të parlamenteve të vendeve anëtare të unionit ekonomik Euroasia.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se z. Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, ditën e hënë para se të nisej drejt Turqisë deklaroi se qëllimi i pjesëmarrjes në takimin e tretë të parlamenteve të vendeve anëtare të unionit ekonomik Euroasia, është përqendrimi në progresin e vendeve të rajonit dhe shtimin e shkëmbimeve tregtare mes vendeve anëtare.

Ali Larixhani shtoi: "Rajoni i Euroazisë është një prej rajoneve të rëndësishëm dhe që kërkon vëmendje të veçantë dhe gjithashtu ekzistojnë qëndrime të pajtueshme mes Iranit dhe Rusisë për zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve edhe në këtë kuadër".

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit gjatë vizitës së tij në Turqi do të takohet dhe bisedojë edhe me kryetarin e Parlamentit të Turqisë dhe me krerë të parlamenteve të vendeve të tjera pjesëmarrëse në këtë samit.

Tags