Irani merr 5 medalje të tjera në lojërat para-Aziatike
Ekipi përfaqësues i Iranit në lojërat para-aziatike Indonezia-2018, ka arritur të marrë një medalje ari, 2 argjendi dhe dy bronzi.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, sportistët iranianë në hedhjen e gjyles kanë arritur të marrin medalje një medalje ari dhe një argjendi. Ndrsa Haxher Saferzade në garën për 200 metra është renditur e dyta dhe ka fituar medalje argjendi. Një tjetër medalje e fituar nga sportistët iranianë është ajo e marrë në sportin e lëshimit të shtizës. Në lojrat para-aziatike Indonezia-2018 marrin pjesë 2,800 sportistë nga 41 vende të botës në 18 lloje sporti. Lojërat organizohen nga data 6 deri më 13 tetor në Indonezi. Deri tani ekipi përfaqësues i Iranit ka fituar 10 medalje ari, 9 argjendi dhe 12 bronzi dhe renditet i pesti në renditjen totale.