Larixhani: Problemet botërore janë rezultat të politikës së njëanshme të Amerikës
(last modified Tue, 09 Oct 2018 13:19:44 GMT )
Tetor 09, 2018 15:19 Europe/Tirane
  • Larixhani: Problemet botërore janë rezultat të politikës së njëanshme të Amerikës

Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, deklaroi se problemet globale janë rezultat të politikës së njëanshme të Amerikës dhe kërkoi unitetin e vendeve përball veprimeve të jashtëligjshme dhe të njëanshme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Larixhani gjatë fjalës së tij në samitin e parlamenteve të vendeve të Euroasisë që po zhvillohet në qytetin Antalia të Turqisë, deklaroi: "Amerika dhe regjimi i Izraelit janë faktorë të prishjes së sigurisë globale dhe veprimet e njëanshme të fuqive si Amerika në trajtimin e çështjeve ndërkombëtare, kanë krijuar probleme dhe sfida të mëdha për Bashkësinë Ndërkombëtare. Dalja e paligjshme nga marrëveshja bërthamore, vendimi i paligjshëm i qeverisë së Amerikës në lidhje me çështjen e Palestinës dhe shpalljen e Kodsit të shenjtë si kryeqytet të një regjimi të paligjshëm, okupator dhe agresor, dalja nga traktati për ndryshime klimatike i Parisit, prishja e sistemit të tarifave të tregtisë botërore, janë disa prej shembujve të qartë të veprimeve të tilla të njëanshme të administratës së Amerikës. Një politikë e tillë do të jetë mospërfillje dhe mosrespektim i të drejtave të të gjithë popujve të botës. Me padyshim se një politikë e tillë dhe veprime të tilla të njëanshme, si dhe disa politika tensionuese të disa shteteve në fusha të ndryshme, ushtrojnë ndikim negativ mbi procesin e zhvillimit dhe progresit të gjithanshëm dhe sfidojnë në mënyrë serioze parimin e rendit global, shumanshmërinë dhe tregtinë e lirë. Për fat të keq këto vizion janë shumë egoiste dhe arrogante të shoqëruara me një fjalor që buron nga iluzione të pabaza dhe historia ka dëshmuar se politika të tilla nuk kanë rezultat tjetër, përveçse prishjen e stabilitetit dhe sigurisë globale",- shtoi ndër të tjera z. Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit.

Tags