Destrojeri raketahedhës "Konarak" i bashkohet forcave detare të ushtrisë së Iranit
Destrojeri raketahedhës Konarak" i është bashkuar flotës së forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se destrojeri raketahedhës "Konarak" në kuadër të shtimit të kapaciteteve luftarake të flotës detare, i është bashkuar forcave detare të ushtrisë së Iranit.
Më 2 tetor gjithashtu flotës detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit i janë bashkuar edhe dy lundruese nëndetëse të llojit "Ghadir" në rajonin Xhask të provincës Hormozgan në jug të Iranit.
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, më 31 gusht të vitit 2016, në një takim me ministrin dhe funksionarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, ka deklaruar se shtimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe sulmuese është e drejtë legjitime e Republikës Islamike të Iranit.