Gjykata e Italisë anulon vendimin e SHBA kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81894-gjykata_e_italisë_anulon_vendimin_e_shba_kundër_iranit
Gjykata e apelit e Romës anuloi kërkesën e paditësve amerikanë për konfiskimin e pasurive të Bankës Qendrore të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2018 17:22 Europe/Tirane
  • Gjykata e Italisë anulon vendimin e SHBA kundër Iranit

Gjykata e apelit e Romës anuloi kërkesën e paditësve amerikanë për konfiskimin e pasurive të Bankës Qendrore të Iranit.

Gjykata e apelit e Romës anuloi një peticion, me vlerë rreth 5 miliardë dollarë të paraqitur nga një numër i paditësve amerikanë për të konfiskuar asetet e BQI, tha të mërkurën shefi i Qendrës për Çështjet Ndërkombëtare dhe Ligjore të Zyrës Presidenciale të Iranit z. Mohsen Mohebi. Urdhri i gjykatës italiane për sekuestrimin e aseteve të BQI u anulua për shkak të përpjekjeve të bëra nga avokatët e kësaj banke në Itali, vuri në dukje ai. Vlen të theksohet se në GJND po vazhdon shqyrtimi i ankesës së Iranit kundër Amerikës për shkak të bllokimit dhe konfiskimit të jashtëligjshëm të kapitaleve të Bankës Qendrore të Iranit në Amerikë. Procesi gjyqësor për ankesën e Iranit kundër Amerikës në këtë gjykatë do të vazhdojë deri më datë 12 tetor. Ditën e enjte dhe të premte Amerika dhe Irani do të paraqesin versionet e tyre të mbrojtjes. Më 8 tetor pala amerikane ka paraqitur versionin e saj mbi ligjshmërinë e GJND në trajtimin e kësaj teme. Padia e Iranit kundër Amerikës për çështjen e konfiskimit të kapitaleve të Iranit është ngritur më 14 qershor 2016. Amerika ka shkelur paktin e miqësisë së vitit 1955 dhe për këtë Irani ka ngritur padi kundër këtij vendi në GJND. Pala mbrojtëse amerikane ka shprehur kundërshtimin e vet ndaj gjykatës ndërkombëtare dhe ka deklaruar vendimin e Uashingtonit për tërheqjen nga pakti i vitit 1955.