Ambasadori gjerman thirret në Ministrinë e jashtme të RII
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81895-ambasadori_gjerman_thirret_në_ministrinë_e_jashtme_të_rii
Ministria e jashtme e RII ka thirrur ambasadorin gjerman në Teheran për të protestuar ndaj ekstradimit të diplomatit iranian në Bruksel lidhur me lidhjen e tij të dyshuar me një sulm të planifikuar në muajin korrik kundër organizatës terroriste Moxhahedin-e Khalk në Francë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2018 17:23 Europe/Tirane
  • Ambasadori gjerman thirret në Ministrinë e jashtme të RII

Ministria e jashtme e RII ka thirrur ambasadorin gjerman në Teheran për të protestuar ndaj ekstradimit të diplomatit iranian në Bruksel lidhur me lidhjen e tij të dyshuar me një sulm të planifikuar në muajin korrik kundër organizatës terroriste Moxhahedin-e Khalk në Francë.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII, z. Behram Kasemi, tha të mërkurën se drejtori i përgjithshëm për çështjet e Evropës në Ministrinë e jashtme të Iranit u takua me Michael Klor Berchtold, për të përcjellë kundërshtimin e fortë të Republikës Islamike ndaj arrestimit, ndalimit dhe ekstradimit të diplomatit iranian dhe tha se masa ishte pjesë e një komploti të prodhuar nga ata që kundërshtojnë marrëdhëniet Iran-Evropë dhe ishte planifikuar nga vetë grupi terrorist Moxhahedin-e Khalk. Gjatë takimit u theksua se "kjo strategji është në përputhje me përpjekjet për të dëmtuar lidhjet Iran-Evropë" dhe ishte një shfaqje për të kompensuar dështimet e grupit terrorist si dhe ato të regjimit izraelit, tha Kasemi. Ai shtoi se trajtimi i diplomatit iranian ishte në kundërshtim me rregullat e pranuara të së drejtës diplomatike dhe tha se Teherani kërkoi riatdhesimin e menjëhershëm të diplomatit. Kasemi tha se për "të ndihmuar në mbrojtjen e bazave themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe në luftimin e formave të ndryshme të terrorizmit, Republika Islamike e Iranit rezervon të drejtën e saj për të ndjekur çështjen nëpërmjet kanaleve ligjore dhe politike dhe do të zbatojë një vendim të duhur në kohën e duhur". Diplomati iranian u ekstradua pasi Gjykata e Lartë Rajonale në qytetin Bamberg të Gjermanisë e miratoi këtë veprim javën e kaluar.