Irani merr dy medalje të arta në Lojërat Olimpike për të Rinjtë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81958-irani_merr_dy_medalje_të_arta_në_lojërat_olimpike_për_të_rinjtë
Atletët iranianë kanë siguruar dy medalje ari në Tekuando në Lojërat Olimpike për të Rinjtë, që aktualisht janë duke u zhvilluar në kryeqytetin e Argjentinës Buenos Aires.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2018 05:33 Europe/Tirane
  • Irani merr dy medalje të arta në Lojërat Olimpike për të Rinjtë

Atletët iranianë kanë siguruar dy medalje ari në Tekuando në Lojërat Olimpike për të Rinjtë, që aktualisht janë duke u zhvilluar në kryeqytetin e Argjentinës Buenos Aires.

Jalda Valinezhad mori medaljen e artë në kategorinë nën 63 kg pasi mposhti kundërshtaren e saj serbe në finale. Ajo ka arritur të mundë kundërshtarët nga Jordania dhe Meksika në rrugën drejt finales. Ndërkohë, Ali Eshkevarian fitoi medaljen e artë në kategorinë nën 73 kg pasi mundi kundërshtarin e tij belg. Irani ka marrë pjesë me 49 atletë vajza dhe djem në 17 sporte në këto gara.