Gjeneral Bagheri: Krimet e terroristëve takfirist kërcënojnë sigurinë e civilëve
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit deklaroi se heshtja e pretenduesve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut përball krimeve të panumërta të terroristëve takfiristë, është bërë shkak për kërcënimin e sigurisë së civilëve në botë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri të shtunën në konferencën e katërt ndërkombëtare mjekësia ushtarake Azi-Oqeani që po zhvillohet në Teheran, deklaroi: "Kjo konferencë po zhvillohet në kohën kur uzurpuesit dhe okupatorët sionistë në 6 muajt e kaluar gjatë protestave të mëdha për të drejtën e kthimit, kanë vrarë rreth 200 palestinezë dhe mbi 20 mijë të tjerë kanë plagosur, ndërkohë që disa vende të rajonit gjatë agresionit kundër Jemenit, por vrasin popullatën civile të këtij vendi".
Gjeneral Bagheri në vazhdim vuri në dukje qëllimet e kësaj konference ndërkombëtare dhe shtoi: "Formimi i komitetit ndërkombëtar për mjekësisë ushtarake është iniciativë e çmuar dhe një rast i mirë ku mjekët dhe aktivistët e fushës së mjekësisë ushtarake të mblidhen në një vend për të shkëmbyer eksperiencat dhe informacionet e tyre më të reja në këtë drejtim për t'i kontribuar më mirë forcave ushtarake".
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit theksoi: "Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për realizimin e qëllimeve humanitare të komitetit ndërkombëtar për mjekësi ushtarake dhe për zgjerimin e diplomacisë mbrojtëse në fusha të ndryshme".